Teuta fiton mes polemikave

Futboll

Teuta fiton mes polemikave

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 20:32
Pamje nga ndeshja

Teuta ka mposhtur Vorën, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi në favor të durrsakëve 2:0.

Fillimi i duelit e gjen ekipin e Edlir Tetovës më kërkuese ndaj golit, ku provoi Doçi dy herë për të gjetur golin e avantazhit. Në minutën e 31-të pati pretendime për penallti te vorakët, mirëpo pas rishikimit me VAR, kryesori Myrtja vendos të ndryshojë verdiktin.

Në minutën e 45’+2, Teuta gjen golin përmes Umejiegos, me sulmuesin që nuk fal nga një aksion i ndërtuar nga Sherif Kallaku. Në pjesën e dytë, pati të tjera shanse nga të dyja skuadrat, me Vorën që iu afrua në disa raste edhe golit të barazimit.

Mirëpo, një tjetër penallti e akorduar në favor të Teutës, përmbys shpresat e fundit për ekipin e Arjan Bellait. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon Pedro që i jep ekipit të Tetovës tre pikët e radhës në kampionat.

Me këtë rezultat, Teuta merr kryesimin në kampionat me 10 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e 7-të në kuotën e 3 të tillave, duke vazhduar kështu me krizën e rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat