Odise Roshi nuk e ka harruar “zakonin”!
Odise Roshi vazhdon të jetë një lojtar vendimtar në futbollin turk, ku tashmë vesh fanellën e Keçiorengyçy në kategorinë e dytë.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është si zakonisht një nga lojtarët që japin më shumë asiste në klubin e tij dhe në ndeshjen e sotme në kampionat ndaj Vanspor, ai u bë protagonist me një të tillë.
Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ishte pikërisht një shpërthim i zakonshëm i Roshit në të djathtën e pastaj pasimi i tij në qendër që solli golin e avantazhit të përkohshëm 1-0 për ekipin e Keçiorengyçy.
Ky ishte asisti i dytë i këtij sezoni për 35-vjeçarin i cili e mbylli sezonin e kaluar me 7 të tillë, ndërsa shënoi edhe 7 gola me fanellën e këtij ekipi.