Trajneri i Hull Cityt: Portieri i Chelseat ishte lojtari i ndeshjes

Futboll

Trajneri i Hull Cityt: Portieri i Chelseat ishte lojtari i ndeshjes

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2026 Në ora: 23:39
Sergej Jakiroviq

Trajneri i Hull Cityt, Sergej Jakiroviq, theksoi shpirtin luftarak të skuadrës së tij pas barazimit 2:2 kundër Chelseat në “Stamford Bridge”, në javën e katërt të Premier League.

Hull u rikthye pas disavantazhit të hershëm dhe e përmbysi rezultatin deri në pushim, ndërsa në fund mori një pikë që e mbajti të pamposhtur në fillim të sezonit në kampionatin anglez.

“Ndihem mirë. Duhet të jemi të lumtur, ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për ne”, deklaroi Jakiroviq për BBC.

“Morëm një pikë në një ndeshje shumë të vështirë. Kemi tetë pikë kundër kundërshtarëve shumë të fortë. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.”

Hull City, që është rikthyer në Premier League, vazhdon të jetë i pamposhtur. Sezonin e nisi me fitoren 2:0 ndaj Manchester United, më pas mposhti Coventry Cityn 1:0 dhe barazoi 0:0 me Aston Villan, para barazimit me Chelsean.

“Në pjesën e parë ishim në avantazh 2:1 dhe patëm një mundësi të madhe përmes McBurnie, por Martínez bëri një pritje fantastike”, tha Jakirović.

Ai shtoi se skuadra duhet të përmirësohet në mbrojtje nëse dëshiron ta ruajë këtë ritëm të mirë.

“Duhet t’i kontrollojmë më mirë situatat në zonën e rreptësisë, sepse mund ta kishim parandaluar golin e Chelseat. Edhe Cho pati një rast të mirë, por portieri i Chelseat përsëri e shpëtoi skuadrën e tij. Martínez ishte lojtari i ndeshjes”, tha trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat