Milani në kërkim të identitetit

Futboll

Milani në kërkim të identitetit

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 13:20
Milani

Milani ka nisur sezonin me rezultate që e mbajnë skuadrën në grupin e ekipeve konkurruese, por paraqitjet kanë ngritur disa pikëpyetje për identitetin dhe vazhdimësinë e kuqezinjve.

Pas katër javësh kampionat, kuqezinjte kan grumbulluar 8 pikë, me dy fitore dhe dy barazime.

Shifrat janë pozitive në aspektin e rezultateve, por loja ende nuk duket e konsoliduar.

Skuadra e Ruben Amorimit ka luhatje të dukshme në ritëm dhe shpesh e ka të vështirë të kontrollojë ndeshjet për periudha të gjata.

Problemi kryesor mbetet ekuilibri. Milani ka cilësi individuale dhe alternativa në disa reparte, por mekanizmat kolektivë nuk janë ende të automatizuar.

Mesfusha është një nga sektorët ku trajneri portugez duhet të gjejë kombinimin më efikas, ndërsa në fazën mbrojtëse skuadra duhet të përmirësojë koordinimin dhe qëndrueshmërinë.

Edhe në sulm pritet më shumë. Gonçalo Ramos, një nga pikat kryesore të projektit ofensiv, ka shënuar vetëm një gol dhe ende nuk ka arritur të ketë ndikimin e pritshëm.

Milani duhet të krijojë më shumë lidhje mes mesfushës dhe sulmit, në mënyrë që potenciali i lojtarëve ofensivë të shfrytëzohet maksimalisht.

Në krahë dhe në repartin defensiv ka gjithashtu hapësirë për përmirësim, ndërsa rikthimet e lojtarëve të rëndësishëm do t’i japin Amorimit më shumë alternativa.

Në këtë fazë, sfida për trajnerin nuk është mungesa e cilësisë, por gjetja e formulës së duhur.

Milani duhet të bëhet më i qëndrueshëm, më agresiv dhe më i qartë në mënyrën e lojës.

Tashmë kuqezinjtë kanë përpara Leçen në kampionat dhe më 16 shtator debutimin në Europa League ndaj Benfikës. Dy sfida që do të tregojnë nëse Milani është gati të bëjë hapin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat