Ndeshja Al-Taawoun-Al-Hilal mori vëmendje për diçka tjetër.
Kjo për shkak se tifozët vendas, provokuan lojtarin e Al-Hilalit, Ruben Neves duke e thirrur emrin e futbollistit të ndjerë, Diogo Jotas i cili ishte dhe shoku i ngushtë i Neves.
Situata çoi në reagimin e Cristiano Ronaldos, bashkëlojtarit të tij te Portugalia ku bëri thirrje që të mos lejohen më në fushë dhe kërkoi dënime të ashpra.
“Njerëzit që sillen në këtë mënyrë nuk duhet të lejohen kurrë më të hyjnë në stadium”, deklaroi Ronaldo.
Reagimi i tij vjen në një moment kur futbolli saudit po përpiqet të konsolidojë imazhin e tij ndërkombëtar, ndërsa sjelljet e tilla nga tribunat rikthejnë debatin për kufijtë mes rivalitetit sportiv dhe mungesës së respektit”, u shpreh Ronaldo.