Kevin Dodaj është shfaqur protagonist në ndeshje që ekipi i tij, Lechia Gdansk po fiton në shtëpi përballë Legnica.
Sfida e vlefshme për javën e 8-të të ligës së parë polake, është momentalisht 2-1.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21 është ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Dodaj e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të, pas një aksioni të rrjedhshëm.
Kujtojmë që për 21-vjeçarin ky është goli i dytë me fanellën e polakëve. Gjithashtu, Dodaj numëron edhe një asist me Lechia Gdansk.