Real Madridi i ofron kontratë të re Courtoisit

Futboll

Real Madridi i ofron kontratë të re Courtoisit

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 16:28
Thibaut Courtois

Në Real Madrid janë të bindur se e kanë zgjidhur për një kohë të gjatë çështjen e portierit.

Sipas informacioneve të gazetës spanjolle “AS”, klubi dhe Thibaut Courtois janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit.

Sipas këtyre informacioneve, portieri belg pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabéu” deri më 30 qershor 2028.

Këtë herë, Real Madridi nuk dëshiron të presë deri në fund të sezonit për të vlerësuar situatën, siç ka ndodhur me disa lojtarë më të vjetër gjatë viteve të fundit.

Në Madrid vlerësojnë se Courtois ka dëshmuar se ende mund të jetë zgjedhja e parë në portë, ndaj klubi është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re.

Besimi i veçantë tek portieri belg është forcuar edhe më shumë falë paraqitjeve të tij vazhdimisht të mira.

Courtois vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm në portën e Real Madridit. Në ndeshjen kundër Interit, ai shkëlqeu me shtatë pritje, duke konfirmuar edhe një herë pse në Madrid e konsiderojnë atë njërin prej portierëve më të mirë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat