Gjenerata e artë e klubit të futbollit Prishtina i ka reaguar ashpër Amir Rrahmanit në lidhje me tërheqjen e tij nga kombëtarja e Kosovës.
“Nëse je udhëheqës edhe e merr përgjegjësinë me i pri një grupi, duhesh me pas shume kujdes ne sjellje, veprime e deklarata.
Me akuzu tjetërkënd veç me e arsyetu vetën për mospërmbushjen e obligimeve kur ke pas detyrim me i pri shtetit tënd, është ligështi, tradhti dhe mjerim o Amir Rrahmani.
Duhesh me kanë i vetëdijshëm për edukatën, sakrificën, përkrahjen dhe qytetarinë e shqiptarëve që kanë llogaritë në ty, atyre që ta kanë mundësu me ardh deri këtu.
Mbrapa çdo suksesi tënd ka njerëz që kanë besu në ty para se bota me ta mësu emrin.
Kur ma së shumti Kosova kishte nevojë, ti u struke si i mjerë e nuk tregove që je kapiten.
Kapiteni me ik i pari! Skandal. Turp për veprimet tua.
Mbaje në mend, Kosova s’ka nevoje për të tillë si ti dhe bashkëmendimtarët si ti. Nuk ka nevoje për kapiten veç ne fotografi.
Kosova vazhdon me ata që e kanë në zemër e shpirt, o Amir Rrahmani, e jo me të tillë e të ligë si ti. TURP”, ka reaguar gjenerata e artë e KF Prishtinës.