Arsenal dhe Chelsea po përgatiten t’i ofrojnë Raphinhas pagë dy herë më të lartë për ta bindur brazilianin të rikthehet në Ligën Premier.
Sipas “El Nacional”, klubet angleze po shqyrtojnë transferimin e 29-vjeçarit që në afatin kalimtar të janarit.
Raphinha po kalon formë të shkëlqyer te Barcelona, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në katër ndeshje të La Ligës këtë sezon, ndërsa ka realizuar edhe dy gola në Champions League.
Braziliani ka fituar rëndësi të madhe te Barcelona, ku këtë sezon është bërë edhe kapiten. Ai ka kontratë deri në vitin 2028 dhe largimi i tij nga “Camp Nou” pritet të jetë shumë i vështirë..