Trajneri rus merr vendimin drastik kundër sulmuesit shqiptar

Futboll

Trajneri rus merr vendimin drastik kundër sulmuesit shqiptar

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 18:32
Erald Maksuti

Pas 2 barazimesh radhazi në Premier League ruse, Akhmat Grozny është rikthyer te fitorja 3:2 kundër Dynamo Makhachkala, java e 8-të në kampionat.

Të pestë golat erdhën në fraksionin e dytë të sfidës, ndërsa në fushë te Akhmat Grozny ishte edhe mrbojtësi i Kombëtares Klisman Cake.

Por çudia më e madhe përkoi me lënien në stol të sulmuesit Erald Maksuti. Ish-lojtari i Flamurtarit nuk mori asnjë minutë, ndërsa nuk dihet arsyeja e këtij vendimi nga trajneri rus Stanislav Cherchesov.

Në 2 takimet e fundit me Akhmat, 22-vjeçari numëron vetëm 9 minuta në fushën e blertë, duke humbur “gjurmët” si titullar, ndryshe nga sa ndodhi në fillim të sezonit.

Klubi rus shpenzoi 700 mijë euro për blerjen e Maksutit nga Flamurtari gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa deri tani numëron 1 gol në 8 ndeshje, të gjitha kompeticionet. Erald Makuti bën pjesë te Shqipëria U21..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat