Napoli rikthehet te fitorja, mjafton me një gol ndaj Bologna-s

Futboll

Napoli rikthehet te fitorja, mjafton me një gol ndaj Bologna-s

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 19:59
Napoli

Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, pas dy humbjeve rresht.

Ekipi i drejtuar nga Max Allegri ka mposhtur 1-0 Bologna-n në “Diego Armando Maradona”, sfidë e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Goli vendimtar i takimit u shënua në minutën e 66-të, ku pas një krosimi në zonë të Costantino Favasuli, ishte Stanislav Lobotka që dërgoi topin në rrjetë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Napoli fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e 9-të me 6 pikë në katër javë. Bologna mbetet në vendin e 17-të me vetëm një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat