Pioli përgatit rikthimin në stol, mund të drejtojë lojtarin e Kombëtares

Futboll

Pioli përgatit rikthimin në stol, mund të drejtojë lojtarin e Kombëtares

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 20:12
Stefano Pioli

Stefano Pioli mund të rikthehet në stol, me Trabzonsporin që ka nisur kontaktet me trajnerin italian.

60-vjeçari është pa skuadër prej një viti pas përfundimit të eksperiencës te Fiorentina. Në 10 javët e para me Fiorentinën ai grumbulloi 4 pikë, pa fituar asnjë ndeshje në kampionat, ndërsa në Conference League regjistroi vetëm fitore.

Trabzonspori ka kontaktuar Piolin për të kuptuar nëse ai është i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës në këtë fillim të sezonit 2026/2027. Klubi turk ka grumbulluar 7 pikë në pesë javët e para të Super Ligës dhe vjen pas humbjes ndaj Konyasporit.

Trabzonspori ishte një nga klubet më aktive të merkatos së verës, duke afruar edhe Mohamed Salah, ish-lojtarin e Liverpoolit. Situata mund të çojë në largimin e trajnerit aktual Huseyn Cimsir, i cili është në detyrë si i përkohshëm pas shkarkimit të Fatih Tekkes.

Kujtojmë se te Trabzonspor luan edhe fantazisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat