Arkadiusz Milik mund të largohet nga Juventus përpara datës 28 shtator për shkak të interesimit nga disa klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ekipet arabe janë të gatshme t’i garantojnë sulmuesit polak një kontratë dyvjeçare me të njëjtën pagë që ai përfiton në Torino. Kjo lëvizje i ofron bardhezinjve një mundësi të mirë për të lehtësuar faturën e pagave të skuadrës.
Futbollisti ka një kontratë me vlerë 1.8 milionë euro neto deri në qershor të vitit 2027.
Megjithatë, ai është përjashtuar nga lista e lojtarëve për ndeshjet e Serie A.
Sipas të përditshmes “Tuttosport”, drejtuesit e Juventusit kanë dhënë gatishmërinë e plotë për ta lënë të largohet edhe falas ose kundrejt një dëmshpërblimi simbolik.
Në këtë mënyrë, klubi torinez synon të shmangë mbajtjen e lojtarit si të izoluar në skuadër deri në hapjen e merkatos së dimrit.