Teuta e merr komandën

Futboll

Teuta e merr komandën

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 20:38
Tabela

Dueli i mbrëmjes mes Elbasanit dhe Egnatias i mbyllur me rezultatin 2:1 për vendasit, uli siparin e javës së katërt në elitën e futbollit shqiptar.

Pas katër javësh kampionat kryeson Teuta me 10 pikë, e ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo me një pikë më pak.

Në pozita tepër komode edhe Laçi që mban vendin e katërt, teksa Elbasani me Tiranën plotësojnë TOP 6-shen.

Për sa i përket zonës së ftohtë, renditja mbyllen nga Vllaznia dhe Skënderbeu me 2 pikë, teksa në pozita të vështira ndodhet edhe Vora me 3 pikë dhe Partizani me 4 pikë, që ndan të njëjtën kuotë me Tiranën e vendit të gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat