Derbi i javës së tetë të MeridianBet Ligës së Parë të futbollit të Malit të Zi i takoi Sutjeskës.
Sutjeska sonte, në fushën e tyre, e mposhtën skuadrën shqiptare Deçiqin me rezultat 2:0.
Sutjeska regjistroi ndeshjen e pestë radhazi pa humbje, me tri fitore dhe dy barazime, duke iu afruar liderit Deçiqit në vetëm tri pikë.
Për rastin e parë të rrezikshëm u prit deri në minutën e 28-të, kur Matija Bozhanoviq goditi nga rreth 30 metra, por topi shkoi jashtë portës.
Vetëm një minutë më vonë erdhi goli i parë. Aleksandar Boljeviq mori topin në krahun e majtë, hyri në zonën e rreptësisë, u pozicionua mirë dhe e dërgoi bukur topin në portë, nën traversën e portierit Danilo Radosheviq.
Më pas, Deçiqi pati mundësi për barazim. Petar Pavliçeviq goditi nga gjuajtja e lirë, topi preku lojtarët e Sutjeskës në murin mbrojtës, por në portë ishte i shkëlqyer Tomash Çuroviq, i cili gjatë ndeshjes pati disa ndërhyrje shumë të mira.
Në fillim të pjesës së dytë, skuadra shqiptare pati iniciativën.
Në minutën e 88-të, Sutjeska fitoi një penallti.
Nga pika e bardhë, Marko Mrvaljeviq ishte i saktë dhe shënoi për 2:0, duke vendosur rezultatin përfundimtar.
Deçiqi kryeson me 14 pikë pas javës së tetë dhe Sutjeska është në vend të tretë me 11.