Media italiane shpërthen për Edon Zhegrovën

Futboll

Media italiane shpërthen për Edon Zhegrovën

Nga: K.Goca Më: 13 shtator 2026 Në ora: 23:41
Edon Zhegrova

Sikur të mos mjaftonte humbja, Juventusi mori edhe një tjetër goditje.

Bardhezinjtë u mposhtën 3:2 në “Mapei Stadium” nga Sassuolo, por për Luciano Spallettin, përveç dëmit të humbjes, erdhi edhe një lajm i keq.

“Në fund të ndeshjes, Kerim Allajbegoviq kërkoi zëvendësimin, duke lënë fushën në minutën e 87-të. Në vend të tij hyri Oboavwoduo.

I riu boshnjak kishte nisur ndeshjen si titullar dhe ishte një nga risitë kryesore në formacion para takimit. Megjithatë, ai u detyrua ta ndërpriste ndeshjen para kohe”, ka shkruar mediumi italian “Tuttosport”. 

“Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një dëmtim të ri. Sipas informacioneve të para, problemi mund të lidhet edhe me ngërçe të thjeshta muskulore. Prandaj, do të nevojiten ekzaminimet mjekësore për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim të vërtetë apo vetëm për një alarm të momentit.

Zëvendësimi erdhi pas një ndeshjeje në të cilën Allljbegovic pati disa mundësi për të lënë gjurmë.

Dalja e sulmuesit anësor boshnjak është një tjetër çështje që Spalletti duhet ta monitorojë, pasi trajneri i Juventusit tashmë po përballet me një listë shumë të gjatë lojtarësh të padisponueshëm.

Mes lojtarëve që kanë pasur probleme fizike janë Locatelli, Yildiz, Thuram, Boga, Cabal dhe Ekhator, ndërsa para ndeshjes me Sassuolon u detyruan të dorëzoheshin edhe Cambiaso dhe McKennie.

Për këtë arsye, çdo problem i ri mund të ketë një peshë edhe më të madhe se zakonisht. Alajbegovic ishte një nga alternativat e pakta të disponueshme në repartin ofensiv, dhe pikërisht për shkak të emergjencës kishte marrë mundësinë të luante nga minuta e parë.

Pastaj vjen edhe paradoksi me Edon Zhegrovën.

Sulmuesi anësor kosovar, i cili shënoi dopietën e pavlefshme për Juventusin në “Mapei Stadium” kundër Sassuolos, nuk është përfshirë nga Spalletti në listën e Juventusit për UEFA-n në Europa League.

Kjo zgjedhje do të thotë se Zhegrova nuk do të mund të luajë në fazën e parë të kompeticionit evropian.

Emri i tij figuron mes lojtarëve të përjashtuar nga lista, së bashku me Khephren Thuram, Arkadiusz Milik dhe Daniele Rugani, ndër të tjerë.

Për këtë arsye, lajmet mbi gjendjen fizike të Alajbegovic do të jenë shumë të rëndësishme për Spallettin, sidomos në prag të debutimit të Juventusit në Europa League, të planifikuar për të enjten në orën 21:00 kundër skuadrës holandeze NEC Nijmegen”, ka shkruar media italiane..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat