Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, është në formën më të mirë, por fatkeqësisht dy golat e tij nuk e ndihmuan Juventusin që të kthehet me pikë në duel me Sassuolon.
Skuadra e Sassuolos shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Jventusit në takimin e Serie A.
Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 60-të. Zhegrova shënoi në minutën e 82-të dhe të 90+1.
“Është për të ardhur keq që golat e mi nuk u përkthyen në fitore, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi për më shumë.
Kam pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, - ka shkruar Zhegrova në Instagram.