Në Tivar, fitoren e mori skuadra shqiptare Otrant Olimpik nga Ulqini me rezultatin 0:1.
Ulqinakët e penguan Mornarin që të merrte vendin e parë, ndërsa përveç kësaj, e kaluan edhe në tabelë.
Ekipi i Milija Savoviq, që është befasia më e këndshme i kësaj pjese të kampionatit deri tani, tashmë, të paktën deri sot në mbrëmje, mban vendin e dytë, vetëm një pikë prapa Deçiqit.
Golin vendimtar për fitoren e mysafirëve e shënoi Alban Taipi në minutën e 38-të.
Pas javës së tetë në elitën e futbollit malazez, Deçiqi kryeson me 14 pikë, pasojnë Otrant Olimpik me 13, Mornari 12..