Dembele nuk ka pritur mirë fjalët e Mbappes

Futboll

Dembele nuk ka pritur mirë fjalët e Mbappes

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 12:05
Dembele e Mbappe

“Dembélé-n e kanë parë si lojtar të talentuar, por mua më kanë konsideruar si të përzgjedhurin”.

Fjalët e thëna nga Kylian Mbappé gjatë një interviste për “L’Equipe” nuk janë prituar aspak mirë nga sulmuesi i París Saint-Germain.

Sipas një burimi pranë lojtarit është bërë me dije se fjalët e sulmuesit të Real-it nuk kanë qenë aspak miqësore.

Madje burimi tregon se Dembele ndihet i tradhtuar.

Me fjalët që tha Mbappé mund të ketë shtuar një problem edhe për Zidane, të cilit do t’i duhet që të bëjë llogaritë me një grup lojtarësh, të cilët gjithashtu nuk kanë kuptuar përse sulmuesi i Real-it duhet që të fliste në atë mënyrë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat