Mauro Icardi mund të jetë një nga goditjet e bujshme të Lazios edhe pas mbylljes së afatit kalimtar.
Sulmuesi argjentinas është aktualisht lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës me Galatasarayn, dhe për këtë arsye mund të firmosë me një klub të ri edhe jashtë afatit të zakonshëm të transferimeve.
Lazio ka rihapur kontaktet me përfaqësuesit e Icardit dhe situata tashmë duket më konkrete.
Sipas raportimeve të Sky Sport, vetë lojtari është më i hapur ndaj mundësisë për t’u rikthyer në Serie A, ndërsa mbetet për t’u gjetur marrëveshja ekonomike.
Agjenti i tij ka konfirmuar më herët se Lazio po e kërkon me insistim Icardin. Tani, me argjentinasin pa kontratë, pista për një transferim në kryeqytetin italian është rihapur.
Vendimi final pritet të varet edhe nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili duhet të japë dritën jeshile për afrimin e sulmuesit 33-vjeçar.
Nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, Icardi mund të bëhet lojtari i radhës që firmos me Lazion si futbollist i lirë.