Porta e Interit po kthehet në një problem, pasi zikaltrit nuk kanë gjetur qëndrueshmërinë që kërkonin nga Josep Martinez.
Pas gafës me Real Madrid, erdhi një tjetër ndaj Udinezes dhe tashmë tifozët zikaltër kanë nisur të shqetësohen.
Megjithatë, trajneri Kristian Kivu ka mbrojtur portierin e tij pas fitores 5-3 të së hënës në darkë, duke iu përgjigjur edhe zërave për një ndryshim dhe për aktivizimin e Ivan Provedel.
“Vitin e kaluar problemi ishte Zomer dhe ju ma vutë në dukje menjëherë, këtë vit, keni filluar të vini në shënjestër Pepon.
Ai është i rëndësishëm për ne. Si ai ashtu, edhe Provedel, japin kontribute të vlefshme dhe, për sa kohë njerëzit vazhdojnë të flasin për këtë, unë do ta mbroj me çdo kusht. Ju kërkoj me mirësjellje të mos e bëni këtë.
Flitet vazhdimisht për një problem me portierët, por ne nuk kemi asnjë problem me portierët.
Vitin e kaluar ishte Jan, tani Pepo nuk konsiderohet mjaftueshëm i mirë dhe njerëzit flasin për Ivanin.
Ai është një portier i shkëlqyer, nuk e kam aktivizuar ende sepse përpiqem t’i mbaj të gjithë të kënaqur përmes rotacionit.
Të gjithë bëjnë gabime. Dua ta mbroj, për mua, ai nuk është problem, nuk ka qenë kurrë dhe ka vlera të vërteta. Po e përsëris thelbin: Pepo Martinez nuk është problem dhe nuk do të jetë kurrë problem”, tha trajneri i Interit.