Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga përfundimi i votimeve, gara për Topin e Artë 2026 është më e nxehtë dhe më e hapur se kurrë.
Anjëherë tjetër në vitet e fundit nuk ka ndodhur që trofeu më i lakmuar individual të ketë kaq shumë kandidatë potencialë dhe asnjë favorit absolut për triumfin.
Shumë futbollistë si Mbappe, Yamal dhe Dembele kanë nisur të bëjnë deklaratat e para si një lloj fushate për të nxitur votat në favorin e tyre, por për kompanitë e basteve më i kuotuari është sulmuesi i Bayernit Harry Kane.
Ai është golashënuesi më i mirë i sezonit që lamë pas në Europë, por trofetë nuk janë në favor të tij.
Botërori i këtij viti ka një peshë të rëndësishme, ku Mbappe theu rekorde golash dhe bëri një paraqitje jashtëzakonshme, por në fund trofeun e fitoi Yamal me shokë, i cili në fakt nuk ishte në formën më të mirë të mundshme.
Për këtë arsye, gara është më e hapur se kurrë dhe fituesi nuk mund të parashikohet. Ai do të mësohet mbrëmjen e 26 tetorit në mbrëmjen gala që do të mbahet në Londër.
Për “Topin e Artë” votojnë 100 gazetarë nga e gjithë bota të përzgjedhur nga revista “France Football”, të cilët shpërndajnë pikët për 30 finalistët e publikuar një javë më parë. Mes tyre është rikthyer edhe Lionel Messi.