Presidenti i klubi të futbollit Struga Trim Lum, Arbtrim Qira, zhvilloi një takim me presidentin e Bursaspor-it, Enes Çelik, në selinë e klubit turk.
Në shenjë respekti dhe miqësie, dy klubet shkëmbyen fanellat, ndërsa në takim u diskutua për mundësi konkrete bashkëpunimi në të ardhmen.
Në fokus është edhe mundësia që Bursaspor të zhvillojë një fazë përgatitore në Strugë.
Një takim i rëndësishëm që hap rrugën për një partneritet të fortë dhe afatgjatë mes FC Strugës dhe Bursaspor-it.