Aventura e Ervin Skelës si zëvendëstrajner i skuadrës së Lens në futbollin francez po vjen drejt fundit shuam më shpejt se sa ishte menduar.
Klubi francez ka vendosur të largojë trajnerin Dino Topmëler dhe stafin e tij, pjesë e të cilit është edhe Ervin Skela.
Stafi mori drejtimin e skuadrës në verë, por sipas “L’Equipe”, rezultatet e javëve të para në kampionat nuk kanë bindur drejtuesit e klubit që po kërkojnë një zgjidhje tjetër.
Në fakt, nën drejtimin e Topmëler, Lens fitoi për herë të parë Superkupën e Francës duke mundur PSG-në në finale, ndërsa siguroi edhe një fitore në transfertë në Ligën e Kampioneve në fushën e Slavia Pragës.
Por ecuria në kampionat me vetëm 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje, kanë sjell këtë vendim të drejtuesve të klubit, të cilët pritet t’i besojnë skuadrën Janik Kahuzak, një ish-lojtari i cili prej vitesh ka qenë vazhdimisht pjesë e stafit teknik në klub dhe shërbente edhe këtë herë si asistent i Topmëlër.