Llogaritej si një prej më të mirëve në mesfushë, Bissouma bëhet me klub të ri!
Ajax ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e Yves Bissouma-s si lojtar i lirë.
Mesfushori nga Mali po kryen tashmë testet mjekësore, ndërsa kontrata do të jetë deri në qershor 2027, me opsion zgjatjeje.
Bissouma largohet nga Tottenham pas përfundimit të kontratës dhe rikthehet në Eredivisie, ku pritet të jetë një nga përforcimet më të rëndësishme të Ajax-it.
Një mesfushor që dikur llogaritej ndër më të mirët në Premier League në rolin e tij.