Skuadra shqiptare sundojnë, renditen në tre vendet e para në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Skuadra shqiptare sundojnë, renditen në tre vendet e para në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K.Goca Më: 15 shtator 2026 Në ora: 14:13
Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës dje arriti një tjetër fitore në kampionatin e parë, duke mposhtur me rezultat minimal 1:0 ekipin e Skopjes.

Skuadra mysafire nga Autokomanda rezistoi për një kohë të gjatë dhe arriti t’i ndalte sulmet e Shkëndijës në stadiumin Çair në Shkup.

Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 87-të, kur Elezi shënoi golin e fitores për Shkëndijën e Haraçinës.

Portieri i Skopjes, Naumovski, pati një paraqitje shumë të mirë gjatë ndeshjes, por ishte i pafuqishëm përballë goditjes së Elezit.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Shkëndijën e Haraçinës dhe fitorja e katërt gjithsej këtë sezon në Maqedoninë e Veriut.

Falë këtyre tri pikëve, Shkëndija e Haraçinës kaloi Tikveshin dhe Vardarin në tabelë dhe u ngjit në vendin e tretë të kampionatit.

Skuadra shqiptare janë në tre vendet e para në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Tabela

1. Shkëndija (T) 7 5 1 1 16:7 16
2. Struga Trim & Lum Struga 7 4 2 1 13:5 14
3. Shkëndija (H) 7 4 1 2 6:7 13
4. Tikveshi 7 3 3 1 17:7 12
5. Vardari 7 3 2 2 12:8 11
6. Sileksi 7 2 2 3 13:10 8
7. Arsimi 7 2 2 3 6:13 8
8. Bregallnica 7 2 1 4 10:13 7
9. Bashkimi 7 1 1 5 6:21 4
10. Skopje 7 0 3 4 3:11 3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat