Teksa punimet mbi infrastrukturën e stadiumit janë duke ecur me ritme premtuese, në kompleksin “Partizani” po merr formë fusha e stërvitjes e cila ndodhet para stadiumit të klubit të kuq.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, gjithçka duket thuajse gati për të pritur lojtarët të cilët do të kryejnë stërvitjen pikërisht në këtë kompleks, nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu.
Një përmirësim dukshëm i infrastrukturës dhe një fushë me standarde më cilësore për yjet e kuq që do të zbresin për përgatitjet para ndeshjeve zyrtare.
Sa i takon investimit mbi stadiumin, projekti është financuar nga FSHF në bashkëpunim me klubin, ndërsa përfundimi i punimeve te “Arena e Demave” mendohet në periudhën mes tetorit dhe nëntorit të këtij viti.