Kristian Shpendi po përjeton një nisje fantastike të sezonit me Çezenan.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar pesë gola në katër javët e para të kampionatit, duke regjistruar startin më të mirë personal që prej momentit kur ka veshur fanellën e klubit italian.
Shpendi ka shënuar ndaj Fermanas, ndërsa ndaj SPAL-it realizoi një dopietë. Në sfidën e fundit kundër Kremonezes, 21-vjeçari ishte sërish protagonist, duke shënuar dy gola dhe duke e çuar në pesë numrin e finalizimeve në katër ndeshje.
Kjo ecuri ka hyrë edhe në historinë e Çezenas. Shpendi është bërë lojtari i parë i klubit që shënon në secilën prej katër javëve të para të një sezoni në Serie B.
Para tij, Franko Lerda dhe Antonino Ragusa kishin gjetur rrjetën në tri javët e para, por nuk kishin arritur ta zgjasnin serinë në ndeshjen e katërt. Nëse shënon edhe në transfertën ndaj Juve Stabias, Shpendi do të vendosë një tjetër rekord personal, duke realizuar në pesë ndeshje radhazi të të njëjtit kampionat.