Ekipet përfaqësuese në të gjithë Europën kanë filluar të bëjnë publike listat për ndeshjet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në shtator dhe tetor. Në këto ndeshje, nuk do të mungojnë as protagonistë nga futbolli shqiptar.
Pritshmëria është për listën e trajnerit Maran sa i përket Shqipërisë, por nuk mungojnë emra as në listat e përfaqësueseve të tjera.
Një e tillë është Lituania, ku sot trajneri ka bërë publike listën e të ftuarve dhe në radhët e saj ka një lojtar i cili prej tre vitesh luan në futbollin tonë, Manfredas Ruzgis.
Sulmuesi, pasi ka spikatur në radhët e Vorës në dy edicionet e kaluara, në këtë sezon është bërë pjesë e Besës në Kategorinë e Parë.
AI e ka nisur me një formë të shkëlqyer edicionin duke shënuar 4 gola në dy ndeshjet e para, gjë që i kanë siguruar edhe një ftesë nga përfaqësuesja e tij e cila luan ndaj Lihtenshtejnit, Azerbajxhanit dhe Letonisë në këto javë në Ligën e Kombeve.