Treshja e Kosovës niset drejt Greqisë për ndeshjen e UEFA Europa League

Futboll

Treshja e Kosovës niset drejt Greqisë për ndeshjen e UEFA Europa League

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 17:33
Hajdari, Asllani dhe Avdullahu

Tre futbollistët kosovarë të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, janë nisur drejt Greqisë për ndeshjen e radhës në kuadër të UEFA Europa League.

Hoffenheimi nesër do të përballet me skuadrën greke OFI Crete, në një sfidë të rëndësishme të garës evropiane.

Asllani, Hajdari dhe Avdullahu janë pjesë e Hoffenheimit dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen që do të zhvillohet në Greqi.

Ndeshja OFI Crete – Hoffenheim zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:45..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat