Gordon për Barçën: Jemi të bashkuar, çdo lojtar është kërcënim për gol

Futboll

Gordon për Barçën: Jemi të bashkuar, çdo lojtar është kërcënim për gol

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 17:53
Anthony Gordon

Sulmuesi i Barcelonës, Anthony Gordon, ka folur për atmosferën dhe fuqinë e klubit të tij aktual.

Ai tha se secili lojtar i kataluansve është në gjendje që të shënojë gol.

“Tani vërtet ndihemi si një skuadër e bashkuar. Golat nuk varen nga një lojtar i vetëm, ato mund të vijnë nga çdo pjesë e fushës’, ka thënë Gordoni.

“Xavi Espart është mbrojtës i majtë dhe shënoi dje. Kjo tregon kërcënimin sulmues që kemi në të gjithë skuadrën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat