Luis de la Fuente ka fituar brenda pak vitesh gjithçka që mund të fitohej me ekipin përfaqësues të Spanjës. Europiani, Botërori dhe Liga e Kombeve janë të tre trofetë që siguruan iberikët nën drejtimin e tij dhe e kanë kthyer këtë në një nga ciklet më të suksesshme të futbollit botëror.
Ndaj në Federatën Spanjolle të Futbollit janë vënë në lëvizje dhe kanë zgjidhur gjithçka për sa i përket të ardhmes së teknikut.
Presidenti Rafael Louzan, ka bërë të ditur se kontrata e trajnerit, e cila do të përfundojë në vitin 2028 pas Europianit, do të rinovohet deri në vitin 2032, me përmirësim të ndjeshëm financiar.
“Vlejnë rezultatet, puna… dhe publiku e dashuron dhe e admiron. I ofrova zgjatjen e kontratës, pasi nuk ishte mes 10 trajnerëve më të paguar në aspektin ekonomik dhe do të bëhet pjesë e tyre.
Po bëjmë gati marrëveshjen që të qëndrojë disa vite më shumë. Mund ta mbyllë karrierën e tij me ne”, tha presidenti i Federatës Spanjolle.