Java e katërt ndez garën

Futboll

Java e katërt ndez garën

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 19:15
Topi

Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” e bëri garën edhe më interesante, ndërsa episodi i radhës i emisionit “Analizë Superiore” solli në fokus momentet më të rëndësishme të pesë takimeve të zhvilluara gjatë fundjavës.

Nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe me analizën teknike të videoanalistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, u ofrua një këndvështrim më i thelluar, i bazuar në analizën taktike dhe statistikore të sfidave të javës së katërt të “Abissnet Superiore”.

Momentet më të rëndësishme të ndeshjeve, golat e shënuar dhe strategjitë e trajnerëve u interpretuan përmes analizës video, duke ofruar një pasqyrë më të qartë mbi atë çka ndodhi në fushën e lojës gjatë fundjavës.

Në këtë episod u analizuan barazimi i Skënderbeut me Tiranën, triumfi i Dinamo City-t në derbin ndaj Partizanit, suksesi i Teutës ndaj Vorës, fitorja e Laçit ndaj Vllaznisë, si dhe sfida mes AF Elbasanit dhe Egnatias, e cila u mbyll me rezultatin 2-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat