Axel Witsel pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës

Futboll

Axel Witsel pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 19:38
Axel Witsel

Axel Witsel ka njoftuar zyrtarisht se i ka dhënë fund karrierës së tij ndërkombëtare me Kombëtaren e Belgjikës, pas 18 vitesh në përfaqësuese.

“Këtë herë, është vendimi i duhur. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare.

Është koha t’u hap rrugë lojtarëve të rinj dhe gjeneratës së re”, shkroi Witsel në një mesazh për tifozët.

Mesfushori belg kujtoi me krenari rrugëtimin e tij me fanellën e kombëtares, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të arrinte kaq shumë që kur debutoi në moshën 18-vjeçare.

“Ka qenë një krenari e jashtëzakonshme të kem dhënë gjithçka për 18 vite. Kemi përjetuar momente të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Witsel falënderoi tifozët, shokët e skuadrës, trajnerët dhe të gjithë personat pranë Federatës Belge të Futbollit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij.

Ai e mbylli mesazhin me një urim për gjeneratën e ardhshme të Belgjikës:

“Fat të mbarë ekipit për të ardhmen. Jam i sigurt se e ardhmja e tij do të jetë e ndritur. Të dua, Belgjikë.”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat