Manchester United bën të pabesueshmen dhe eliminohet nga Kupa

Futboll

Manchester United bën të pabesueshmen dhe eliminohet nga Kupa

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 23:23
Manchester United - Brighton, EFL Cup

E pabesueshme, por e vërtetë! Manchester United i ka dhënë lamtumirën e parakohshme turneut të EFL Cup, pasi është eliminuar me përmbysje nga Brighton, 2:3. 

Edhe pse "Djajtë e Kuq" ishin në epërsi të dyfishtë përmes Lacey dhe Mount, miqtë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Ishte fillimisht Kostoulas që i hapi "llogaritë", përpara se Gross dhe De Cuyper të "prishnin" planet e skuadrës së Michael Carrick për të avancuar më tutje.

Në anën tjetër, edhe Aston Villa ka prerë "biletën" e avancimit më tutje, pasi mposhti 1:3 Coventryn. Protagonist absolut ishte Tammy Abraham me dy golat e tij, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ross Barkley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat