Finalja e Botërorit 2030 në Madrid? Presidenti i Barcelonës del publikisht kundër

Futboll

Finalja e Botërorit 2030 në Madrid? Presidenti i Barcelonës del publikisht kundër

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 12:07
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Laporta, dëshiron që “Camp Nou” të presë finalen e Botërorit 2030.

Dhe pse deri tani ishte diskutuar mes Madridit dhe Kasablankës, mund të vijë kthesa e radhës.

“Finalja nuk duhet të luhet as në Kasablanka dhe as në Madrid, por në ‘Spotify Camp Nou’. Në fund të fundit, Kasablanka dhe Madridi janë e njëjta gjë”, u shpreh fillimisht Laporta.

Më pas shtoi: “Santiago Bernabuu priti finalen e Kupës së Botës në vitin 1982, tani është radha e ‘Camp Nou’-t të ri për të marrë këtë njohje ndërkombëtare”, tha presidenti i Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat