Aldi Gjumsi është zyrtarisht lojtari i Kukësit.
Klubi verilindor e njoftoi afrimin e sulmuesit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i shtuar akoma më shumë peshë repartit ofensiv në këtë sezon të Kategorisë së Parë.
Anësori i krahut të djathtë ka përvojë të rëndësishme me klubet e Superiores, teksa ka luajtur për Tiranën, Teutën dhe së fundmi Skënderbeun.
Me ardhjen e tij në Kukës, skuadra “blindon” njëherë e mirë sulmin.
Kujtojmë se Kukësi nuk po kalon një formë të mirë në kampionat. Ditën e djeshme, ata u mposhtën nga Pogradeci, shifrat 0-3 dhe me këtë përforcim, duket se verilindorët kanë “hedhur pas krahëve” shijen e humbjes, me fokusin për ndeshjet e ardhshme të kampionatit.