Federata Shqiptare e Futbollit ka mbyllur mundësinë për Tiranën, Vllazninë, Besën dhe Lushnjën që të regjistrojnë lojtarë të rinj. Shkak janë bërë detyrimet e prapambetura. Federimet për lojtarë të rinj mund të kryhen vetëm pas pagesës së detyrimeve.
Tirana është më e goditura. Çështjet e humbura janë ndaj Romeo Harizajt dhe Gledi Micit i cili e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Në anën tjetër edhe Famir Prengaj, Kleandro Lleshi dhe Erisildo Smaçin kanë fituar çështjet e tyre.
Vllaznia ndërkohë duhet të pagujë detyrimet ndaj Liridon Latifit dhe Ildi Grudës. Sa i përket Besës ka humbur çështjet me Emiljano Çelën dhe Bekim Kulin.
Klubi i katërt për të cilin FSHF njoftoi bllokimin e merkatos është Lushnja. Bëhet fjalë për detyrimet ndaj Ardit Hoxhajt.
NJOFTIMET E FSHF
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19, datë 16.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Romeo Harizaj kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 03.11.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Gledi Mici kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 08, datë 11.06.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Liridon Latifi kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 22/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Emiljano Çela kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Bekim Kuli kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Lushnja, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 30.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Ardit Hoxhaj kundër KF Lushnja, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kleandro Lleshi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 19.06.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Fatmir Prengaj. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 08.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erisildo Smaçi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 07, datë 25.03.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ildi Gruda. Klubi i Futbollit Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 04, datë 19.02.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.