I vetmi nga Superiorja, Dinamo “krenohet” me mbrojtësin

Futboll

I vetmi nga Superiorja, Dinamo “krenohet” me mbrojtësin

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 13:20
Maran

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.

Ndërsa pikërisht ditën e sotme, trajneri Rolando Maran ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar. I vetmi nga Superiorja, është Naser Aliji, i cili ka vite që aktivizohet me Kombëtaren shqiptare.

Pikërisht për grumbullimin e mbrojtësin me Shqipërinë, ka reaguar edhe Dinamo. Këta të fundit krenohen me lojtarin e tyre, që do të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi për Nations League.

“Naser Aliji grumbullohet nga Shqipëria. Mbrojtësi dinamovit do të jetë pjesë e grupit të Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, shkruan klubi kryeqytetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat