Flick shpjegoi pse zgjodhi Livakoviçin: Ndonjëherë duhet t’i besosh ndjenjës

Futboll

Flick shpjegoi pse zgjodhi Livakoviçin: Ndonjëherë duhet t’i besosh ndjenjës

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 23:42
Dominik Livakoviç

Portieri i kombëtares kroate, Dominik Livakoviç, debutoi me Barcelonën në fitoren 3:1 në transfertën ndaj Sevillës.
Livakoviçi e nisi ndeshjen si titullar pasi portieri i parë i katalanasve, Joan Garcia, u dëmtua në javën e kaluar kundër Racing Santanderit.

Në atë takim, Garcian e zëvendësoi Wojciech Szczęsny, por trajneri Hansi Flick këtë herë vendosi t’i besojë portierit kroat.

Dominik Livakoviçi për herë të parë mbrojti portën e Barcelonës, edhe pse mediat spanjolle para ndeshjes kishin raportuar se titullar do të ishte Wojciech Szczesny.

Pas ndeshjes, gazetarët spanjollë e pyetën trajnerin Hansi Flick pse vendosi t’i jepte mundësinë Livakoviçit përpara Szczęsnyt.

“Ndonjëherë nuk duhet t’i analizosh të gjitha gjërat, por duhet t’i besosh edhe ndjenjës.

Kjo ishte ndjenja ime dhe ne morëm këtë vendim. Nuk është se nuk i besojmë Szczęsnyt, por menduam se Livakoviçi mund të ishte zgjedhja më e mirë.

Kjo nuk është një situatë e përhershme. Ishte një vendim për ndeshjen e sotme. Për mua, kjo është një situatë e vështirë”, u shpreh Flick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat