Elseid Hysaj është zyrtarisht pa ekip që prej 1 korrikut, kur edhe përfundoi kontrata me Lacion.
Kombëtarja e ka asistuar së fundmi 32-vjeçarin, i cili është në garë me kohën për të gjetur ekip.
Hysaj është stërvitur me Vllazninë gjatë kësaj periudhe.
Një mundësi nga klubi kuqeblu ku qëndron prej merkatos së verës.
Te Kombëtarja është rekordmen duke qenë se tashmë regjistron 100 paraqitje. Hysaj është titullar i padiskutueshëm te kuqezinjtë.
Për shkak të situatës aktuale, mbetet për t’u zbuluar nëse do të aktivizohet nga minuta e parë në Ligën e Kombeve. Ivan Balliu ndërkohë u rikthye edhe pse po mendonte tërheqjen, kështu mund të jetë sinjal që do të marrë vendin në formacion.