Klevis Hima shfaqet papritur në stolin e Besëlidhjes.
Trajneri 33-vjeçar do të drejtojë sot Besëlidhjen ndaj Besës, teksa takimi nis në orën 13:30.
Sfida e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë e Parë do të luhet në Lezhë.
Hima shfaqet në stol siç mëson “Panorama Sport”, edhe pse akoma nuk është zyrtarizuar trajneri i ri.
Hima ishte për herë të fundit trajner i Kastriotit në vitin 2025. MMë parë ka drejtuar edhe Burrelin, teksa te Laçi është parë si ndihmës trajner për shumë vite me radhë.
Besëlidhja regjistron 1 pikë pas tri javësh. Lezhjanët barazuan ndaj Bylisit, teksa në dy javët e para me trajnerin Elvis Plori në krye nuk morën pikë. Për këtë erdhi edhe largimi.