Egnatia pret Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Abissnet Superiore. Ky duel në stadiumin “Arena Egnatia” nis në orën 18:30.
Xhuliano Skuka nuk është as në stol për Partizanin. Seku Sidibe ndërkohë është rikthyer si opsion për të kuqtë.
Tek Egnatia ndihet mungesa e Eneo Bitrit. Ky i fundit nuk ndodhet në formacion ndaj ish-ekipit të tij, por në stol.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Ajeti, Sota, Jago, Smajli, Aleksi, Kryeziu, Hoxha, Loukili, Albanese, Montenegro
Trajner: Nevil Dede
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Mija, Janjeva, Vata, Marku, Murataj, Doumbia, Human, Fadairo, Aliu
Trajner: Florin Bratu