Bratu pas humbjes në Rrogozhinë: Gabimet individuale na penalizuan

Futboll

Bratu pas humbjes në Rrogozhinë: Gabimet individuale na penalizuan

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 20:54
Florin Bratu

Partizani është mposhtur nga Egnatia, në takimin e vlefshëm për javën e pestë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të rrogozhinasve. Pas ndeshjes, foli për mediat dhe trajneri i të kuqve, Florin Bratu.

“Egnatia më e fortë apo i mungoi diçka Partizanit?

Po, Egnatia është skuadër mjaft e mirë, për më tepër që kishim përballë kampionët e Shqipërisë. Por skuadra ime mendoj që bëri mirë dhe krijuamm shanset tona. Por mendoj që gabimet individuale na kanë penalizuar dhe se këto probleme duhen analizuar.

Sistemi ndryshoi sot në lojë. Pse ndodhi ky ndryshim? Duke parë që Aliu dhe Fadairo mund të krijonin probleme sidomos në pjesën e parë. Dhe nëse ata do të ishin më konkret, Partizani do të shënonte në pjesën e parë. Futa në lojë dy sulmues mjaft të shpejt që të kishin mundësi të shënonin.

Pse nuk funksionoi finalizimi? Krijuam shanset për të shënuar. Edhe pas minutës 60 me Fadairon dhe Aliun, por portieri i Egnatias ishte në një ditë të mirë.

Sa përqind i realizuar është Partizanin me Bratun dhe sa përqind mund të presim në vazhdim? Kam dy muaj dhe nuk është lehtë. Nuk është se kam shkopin magjik. Do të na duhet edhe pak kohë. Disa ndeshje bëjmë mirë dhe në ndeshje të tjera jo. Me kalimin e kohës do të jemi aty ku duhet”, tha Bratu.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat