Reali u mposht 2 me 1 nga Atletiko në derbin e Madridit. “Los blancos” ia kanë faturuar humbjen gjykimin, pasi pretendojnë se Atletiko duhet ta mbyllte ndeshjen me 9 lojtarë.
Lojtarët e Realit dhe trajneri Murinjo ishin të gjithë të acaruar. Bellingham madje u fokusu duke sulmuar gjyqtarin Ortiz Arias me ofendime të rënda.
Reali mori menjëherë vendim drastik pas derbit. “Los blancos” nuk lejuan asnjë nga pjesëtarët e skuadrës që të jepte prononcim.
Për shkak të situatës delikate, vetëm kështu mund të shmangeshin deklarata të bujshme që sjellin dënime. Reali tashmë e shikon veten me 6 pikë më pak se Barcelona.