Superiorja ndodhet në një fazë pauze, kjo edhe për shkak të ndeshjeve të kombëtareve që do të luhen në harkun kohor të dy javëve.
Në mesin e shumë skuadrave të kampionatit shqiptar të cilat përfaqësohen nga lojtarët e tyre në arenën ndërkombëtare, është edhe Skënderbeu.
Pikërisht, korçarët kanë zgjedhur që të heqin sadopak fokusin e tyre nga situata momentale e formës jo të mirë që kanë gëzuar në javët e fundit në kampionat, për t’u shkruar dy futbollistëve që janë ftuar me përfaqësueset e tyre.
Bëhet fjalë për Luan Lleshin që është ftuar nga Kosova U-21 dhe Nikola Velichkovski në radhët e Maqedonisë së Veriut U-21, të dy të thirrur në kuadër të Kampionatit Europian U-21.