Meliqi me ftesë debutuese me Maqedoninë e Veriut, Gaye sërish me Gambian

Futboll

Meliqi me ftesë debutuese me Maqedoninë e Veriut, Gaye sërish me Gambian

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 16:44
Gaye e Meliqi

Dy futbollistë të Shkëndijës nga Tetova do të jenë pjesë e ekipeve në ndeshjet e radhës ndërkombëtare.

“Anes Meliqi ka marrë ftesën e parë për të qenë pjesë e ekipit A të Maqedonisë së Veriut, duke bërë kështu hapin e radhës në karrierën e tij.

Mbrojtësi kuqezi do të jetë në dispozicion të përfaqësueses në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Zvicrës, Sllovenisë dhe Skocisë.

Programi i ndeshjeve:

26.09.2026 – Maqedonia e Veriut – Zvicra
29.09.2026 – Sllovenia – Maqedonia e Veriut
03.10.2026 – Maqedonia e Veriut – Skocia
06.10.2026 – Zvicra – Maqedonia e Veriut

Ndërkohë, pas rikthimit nga lëndimi, Baboucar Gaye vazhdon të jetë pjesë e rregullt e kombëtares së Gambias. Gaye është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës, ndaj Somalisë dhe Ganës.
25.09.2026 – Gambia – Somalia
29.09.2026 – Gana – Gambia”,
ka njoftuar skuadra kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat