Klodian Duro “vetofrohet”

Futboll

Klodian Duro “vetofrohet”

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 17:53
Klodian Duro

Klodian Duro mbetet një nga emrat që përflitet më shumë në opinionin sportiv, kjo edhe për shkak të deklarave të ish-futbollistit të Kombëtares.

Pak muaj pasi shprehu publikisht dëshirën për të drejtuar Shqipërinë, përpara se federata të vendoste për Rolando Maran, këtë herë Duro ka zhvendosur “ëndrrën” e tij për të drejtuar një skuadër të Superiores.

Fjala është për Vllazninë, e cila po përjeton një krizë të dukshme në javët e fundit të kampionatit.

Pozita e trajnerit Edi Martini nuk është më e sigurt dhe drejtuesit po marrin kohën e tyre për të marrë dhe vendimin përfundimtar.

Vetë Duro është shprehur pas ndeshjes për Kupën Miqësia se është një ëndërr që e ruan në zemër dhe që shpreson për ta bërë atë realitet.

“Jo më kot e thashë që ruan një vend të veçantë në zemrën time dhe do të ishte një tjetër ëndërr e imja për ta realizuar. Jo më kot ashtu siç e kam realizuar si futbollist këtu në Shkodër, titullin kampion. Ndoshta koiçidon me atë titull të fundit që kemi fituar, por pse jo do të jetë një nga ëndrrat e mia për ta rikthyer Vllazninë edhe si trajner tek titulli kampion”, është shprehur Duro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat