Argjentina zgjedh t’i besojë sërish Lionel Scalonit

Futboll

Argjentina zgjedh t’i besojë sërish Lionel Scalonit

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 23:51
Lionel Scaloni

E ardhmja e Lionel Scalonit mund të lidhet sërish me Argjentinën.

Trajnerit i është propozuar një kontratë e re afatgjatë, e vlefshme deri në korrik të vitit 2030.

Siç duket, drejtuesit e Federatës argjentinase kanë ende besim te Scaloni për të vijuar punën e tij me “Albicelestet”, pavarësisht zhgënjimit që skuadra e tij përjetoi në finalen e humbur përballë Spanjës.

Gjithçka mbetet në dorë të Scalonit, nëse trajneri argjentinas do ta pranojë këtë propozim, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat