“Asist” Armando Brojës

Futboll

“Asist” Armando Brojës

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 11:51
Broja e Maran

Armando Broja nuk u ftua nga trajneri Rolando Maran te Kombëtarja.

Kështu fokusi mbetet vetëm te Bërnli dhe për Brojën mund të kthehet në asist.

Bërnli ka vendosur që të largohet nga Anglia për një mini-fazë përgatitore. Në klub mendohet se ky mund të jetë një fillim i ri. Opsioni kryesor është pikërisht Barcelona ku mund të shfrytëzohen ambientet e Espanjolit.

“Po kërkojmë qendrën më të mirë stërvitore. Pra, lojtarët do të kenë disa ditë pushim, në mënyrë që të shkëputen plotësisht nga futbolli, të lënë pas negativitetin dhe të rikthehen me energji të re”, u shpreh trajneri Niki Hajen pas javës së fundit.

Situata te Bërnli është alarmante. Klubi i Brojës mban vendin e fundit në renditjen e Championship me 24 skuadra.

Broja po merr minuta me pikatore. Ndeshjen e fundit ndërkohë e ndoqi nga stoli, teksa u regjistrua barazim me Derbin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat